Flash

Ekipi i OKB mbërrin në Kiev, nesër nis inspektimi në Zaporizhzhia

Lapsi.al 30 August 2022
Ekipi i OKB mbërrin në Kiev, nesër nis inspektimi në

Një ekip inspektorësh nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së kanë mbërritur në Kiev, teksa më vonë gjatë javës pritet të inspektojnë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se një ekip do të vizitojë centralin nga e mërkura deri të shtunën, raporton The Guardian.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi Grossi në Twitter.

“Rafael Grossi dhe një ekip ekspertësh dhe inspektorësh janë nisur për në misionin e mbështetjes dhe ndihmës të IAEA në Zaporizhzhia (ISAMZ), për të ndihmuar në sigurinë bërthamore në NPP të Zaporizhzhia të Ukrainës dhe për të ndërmarrë aktivitete jetike mbrojtëse”, shtoi IAEA.

Raketat dhe predha po godasin shpesh zonat përreth termocentralit dhe qytetet aty pranë, duke shkaktuar frikë se mund të jetë shumë e rrezikshme që misioni të vazhdojë.

Kremlini tha se misioni i IAEA ishte i domosdoshëm, por ka përjashtuar lirimin e vendit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Ukraina pret që delegacioni i IAEA të tregojë faktet në lidhje me shkeljen e të gjitha protokolleve të sigurisë bërthamore, duke shtuar se Rusia po vë jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë botën në rrezik të një aksidenti bërthamor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI