Flash

Dokumentari i ri zbulon informacione tronditëse rreth Michael Jackson

Lapsi.al 30 August 2022
Dokumentari i ri zbulon informacione tronditëse rreth Michael Jackson

Michael Jackson ishte një nga emrat ikonë në historinë e muzikës dhe kërcimit dhe trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.

Ndërsa artisti u kujtua kohët e fundit nga fansat në përvjetorin e tij të lindjes, disa informacione tronditëse u zbuluan përmes dokumentarit të ardhshëm,Who Really Killed Michael Jackson.

Në dokumentar, Orlando Martinez, detektivi i LAPD-së pohoi se ishte shumë  e ndërlikuar vdekja e tij .Martinez tregoi se si profesionistë të ndryshëm mjekësorë e lejuan Michael Jackson  të merrte ilaçet që dëshironte. Më pas ai pohoi se të gjitha ishin arsyeja pse këngëtari vdiq.

“Të gjithë këta profesionistë të ndryshëm mjekësorë e lejuan Michael të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur i donte, ku i donte. Të gjithë janë arsyeja pse ai ka vdekur sot.”

Për më tepër, Ed Winter, ndihmës shefi i mjekësisë ligjore për LA County deklaroi se si Jackson kishte marrë drogën propofol  në kohën e vdekjes së tij dhe se doktori i tij, Conrad Murray ka rrëfyer se propofol "ishte e vetmja mënyrë që ai mund të flinte sidomos kur po bëhej gati për një turne.

Winter zbuloi gjithashtu se si artisti  krijoi 19 ID false për të marrë drogë.

“ Ai kishte mjekë të shumtë, të ndryshëm me të cilët ishte i përfshirë dhe shkonte te ‘Doktori A’ dhe kërkonte një qetësues dhe më pas shkonte te ‘Doktori B’ dhe mund të kërkonte të njëjtin”, tha Winter.

Kirurgu plastik i Jackson, Dr Harry Glassman, pohoi se këngëtari ishte përgjegjës për vdekjen e tij, megjithatë, ai mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor. "Michael është përgjegjës, në një masë të madhe, për vdekjen e tij, por ai sigurisht kishte shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor."

Nga ana tjetër, Murray deklaroi se nuk kishte asnjë ide se Jackson po konsultohej me një dermatolog apo ndonjë mjek tjetër dhe shtoi se këngëtari e bëri të dukej sikur ishte mjeku i tij i vetëm.

“Michael Jackson ishte një i varur nga droga dhe ai ishte mjeshtër në manipulim, sepse unë u manipulova nga Michael. Nuk e kam mundësuar në asnjë moment varësinë e tij”, u shpreh ai./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Britney Spears vjen me një regjistrim audio

Britney Spears sapo ka publikuar një regjistrim të gjatë audio në YouTube sot në lidhje me abuzimin që ajo kishte nga babai i saj kur ai kishte kujdestarinë e s...

12:33

Fedez i revoltuar pas komenteve mbi shëndetin

Fedez dhe Chiara Ferragni janë padiskutim një ndër çiftet më të ndjekur në Instagram. Më herët, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij. ...

10:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI