Flash

Deliri i Bledi Çuçit pas arrestimit të turkut: Zero tolerancë për krimin e organizuar

Lapsi.al 30 August 2022
Deliri i Bledi Çuçit pas arrestimit të turkut: Zero

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, çuditërisht me arrestimin e një hajduti turk kriptomonedhash ka marrë kurajon të reagojë në Tëitter duke thënë se për krimin e organizuar toleranca është zero, dhe se policia kriminale shqiptare e ka efikasitetin në rritje.

"Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!" - shkroi ministri i Brendshëm, i cili duket se nga ky sukses sporadik i janë venitur ngjarjet e tjera kriminale në vend.

Lexo më tej: Detajet nga arrestimi i milionerit turk/ Mbahej nën përgjim prej dy javësh, lidhja me nipin e Armand Dukës 

Të mendosh se Bledi Çuçi nuk ka reaguar një herë mbi ngjarjet që kanë përfshirë klanin Martinaj, një fole e krimit të organizuar, që nga masakra në Fushë Krujë e deri tek zhdukja e vetë Ervis Martinajt. Të shtosh këtu edhe faktin që nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjet që kanë background kriminal apo se njeriu që transportonte Martianjn ishte oficer i forcave operacionale të policisë, të bën të mendosh se Bledi Çuçi po kalon një farë deliri.

Ai ose nuk e di se në ç'gjëndje është katandisur vendi nga krimi i organizuar, ose përpiqet të propagandojë sado pak një operacion që rezultoi me sukses, edhe pse u desh mbi një vit për realizimin e tij. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Foto VIRALE/ Stuhi rrufesh bien mbi Dajt

Moti ka dhuruar 'spektakël' pasditen e sotme në Tiranë kur disa rrufe kanë goditur malin e Dajtit. Disa foto qarkullojnë në rrjetet sociale duke u bërë viral...

23:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI