Flash

Chris Rock reagon ndaj kërkesës së Oscars

Lapsi.al 30 August 2022
Chris Rock reagon ndaj kërkesës së Oscars

Për Chris Rock, rikthimi në Oscar 2023 do të ishte si të kthehesh në skenën e një krimi.

Komediani i tha audiencës gjatë një shfaqjeje në Phoenix  se atij iu kërkua të prezantonte eventin  vitin e ardhshëm , por refuzoi mundësinë.

Sipas mediave, aktori  i tha turmës se kthimi në Oscar do të ishte si t'i kërkoje Nicole Brown Simpson "të kthehej në restorant" ku ajo la syzet e saj para se ta vrisnin , duke iu referuar  O.J. Simpson, i cili u shpall i pafajshëm në këtë rast.

Refuzimi i tij vjen pasi Will Smith doli në skenë më 27 mars dhe e goditi pas një shakaje që komediani bëri për flokët e Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Rock gjithashtu pretendoi se atij iu ofrua dhe refuzoi një reklamë të  Super Bowl pas shuplakës.

Në maj, presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich tha për Deadline se do dëshironte që Chris të kthehej si mikpritës vitin e ardhshëm. Zgjedhja, tha ekzekutivi, me siguri do të rriste vlerësimet.

Por sipas Smith, Rock  "nuk është gati" të flasë  për goditjen e vitit 2022. Më 29 korrik, aktori i "King Richard" i kërkoi publikisht falje komedianit në një video  në YouTube.

"Chris, të kërkoj falje," u shpreh Smith. “Sjellja ime ishte e papranueshme.”

Çmimet Oscar 2023 do të zhvillohen më 12 mars./Lapsi.al

Të këshilluara

Bora Zemani publikon foton e parë me Donaldin

Bora dhe Donaldi janë bashkë dhe tani nuk duan të fshihen më. Jo vetëm që shkojnë bashkë nëpër ngjarje të ndryshme, por tani nuk e kanë më problem as ta tregojn...

14:24

Britney Spears vjen me një regjistrim audio

Britney Spears sapo ka publikuar një regjistrim të gjatë audio në YouTube sot në lidhje me abuzimin që ajo kishte nga babai i saj kur ai kishte kujdestarinë e s...

12:33

Fedez i revoltuar pas komenteve mbi shëndetin

Fedez dhe Chiara Ferragni janë padiskutim një ndër çiftet më të ndjekur në Instagram. Më herët, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij. ...

10:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI