Flash

Britania do investojë 1 mln paund për komisariat special në Tiranë, oficerë shqiptarë drejt ishullit

Lapsi.al 30 August 2022
Britania do investojë 1 mln paund për komisariat special në

Media britanike DailyMail ka zbardhur të plotë marrëveshjen e re të hartuar nga qeveria e Britanisë së Madhe, për të cilën duket se ka rënë dakord edhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Skema është pjesë e një marrëveshjeje të bërë me Shqipërinë nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel për të dëbuar kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm.

Kjo marrëveshje parashikon stacionimin në Dover të efektivëve të policisë shqiptare për t’i dhënë fund fluksit të kalimit të emigrantëve me gomone, nëpërmjet kontrollit më të shpejtë të të dhënave të tyre.

Zyrtarët e lartë të Home Office do të takohen sot me Policinë Shqiptare për të arritur dakordësinë e plotë mbi planin e përbashkët që parashikon, që efektivët nga vendi ynë të ndihmojnë forcat kufitare të Mbretërisë së Bashkuar duke kontrolluar shenjat e gishtërinjve dhe të dhënat biometrike të emigrantëve në bazat e tyre të të dhënave.

Burimet qeveritare në Londër i kanë thënë DailyMail se plani do t’i lejojë Mbretërisë së Bashkuar të identifikojë dhe dëbojë menjëherë ata azilkërkues shqiptarë që nuk janë individë të ‘favorshëm për të mirën publike’ të vendit. Ato gjithashtu sugjerojnë se emigrantët do të deportohen ‘disa orë’ pas mbërritjes në ishull.

Daily Mail gjithashtu shkruann se Britania ka paguar për një stacion policie me kosto 1 milion paund në kryeqytetin shqiptar të Tiranës për të ndihmuar në përpunimin e të dhënave të emigrantëve kur ata të kthehen.

Ndërkohë, burime qeveritare thanë për The Telegraph: “Këto të dhëna biometrike do t’u mundësojnë oficerëve të zbulojnë çdo shqiptar të kërkuar nga policia shqiptare ose që ka një histori kriminale. Ata do të kenë dy laptopë me të gjitha sistemet dhe të dhënat që ka policia shqiptare”.

“Ky akses do të na ndihmonte jashtëzakonisht, duke supozuar se nuk ka mbrojtje të të dhënave ose çështje ligjore që do të pengonin policinë shqiptare të marrë të dhëna biografike dhe biometrike të kapura nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo jo vetëm që do të na mundësojë të identifikojmë se kush janë ata, por edhe nëse ka kriminelë të njohur mes tyre. Megjithatë, mund të ketë rrezik në ndarjen e informacionit për azilkërkuesit me qeverinë e vendit nga i cili pretendojnë se i frikësohen persekutimit – të paktën përpara se kërkesa të vlerësohet”, ka thënë për mediat britanike një burim nga Forcat Kufitare.

Më shumë se 700 emigrantë shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe brenda një dite javën e kaluar mes një vale të madhe njerëzish që kalojnë kanalin e “La Manshit”.

Home Office tani vlerëson se shqiptarët përbëjnë 50 deri në 60% të të gjitha kalimeve të Kanalit.

Sipas Daily Mail, ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i policisë Gledis Nano, ai që ka propozuar dërgimin e oficerëve shqiptarë në Britani për të kapur kriminelët që mbërrijnë aty, ndërkohë që Shqipëria ka dërguar tashmë oficerë policie në pesë qytete franceze për të luftuar bandat shqiptare.

Të këshilluara

Foto VIRALE/ Stuhi rrufesh bien mbi Dajt

Moti ka dhuruar 'spektakël' pasditen e sotme në Tiranë kur disa rrufe kanë goditur malin e Dajtit. Disa foto qarkullojnë në rrjetet sociale duke u bërë viral...

23:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI