Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Berisha: Do vendosim minimum jetik për shqiptarët

Lapsi.al 30 August 2022
Berisha: Do vendosim minimum jetik për shqiptarët

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh duhet të t’i kushtohet rëndësi votës së lirë, pasi në këtë mënyrë mund të ndryshojë situata në vend. Sipas Berishës themeli i çdo demokracie është vota e lirë e qytetarëve.

Në një takim me ekspertë ai theksoi se PD do të shpalosë planin e saj, duke shtuar gjithashtu do të vendosë minimumin jetik

"Shqetësimet dhe propozime tuaja synojnë zgjidhje. Qëllimi i këtyre bisedave, duhet të jetë gjetja e rrugëve për këtë problematikë të madhe. Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto proporcione në bindjen time të thellë qëndron në mekanizmin themelor të çdo shteti ligjor, që është vota e qytetarëve. Në një shoqëri të lirë të gjithë presin që sistemin ta ndryshojnë me votë. Është legjitimuar asgjësimi i votës.

Unë në absolute në mbrojtje të interesave të qytetarë o t’i them të vërtetat siç janë. Kujtoj Joe Biden shumë më herët në një deklaratë thotë se është një vend mik, por ka një fatkeqësi të madhe nuk votojnë të lirë, dhe morali i kësaj deklarate qeveria nuk i lejon, na ndihmoi shumë. Ne duhet të mos njohim legjitimitetin e këtij pushteti dhe ky pushtet të ikë sa më parë. Vështirësia është serioze pasi jo vetëm vendosi patronazhistët dhe përdori tonelata euro për të blerë votat.

Ne nuk vijmë në pushtet pa votë. Problematikë e madhe që ne duhet ti japim përgjigje është se padiskutim duhen reforma të thella ekonomike. Ne duhet t’u japim edhe zë ekspertëve. Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, por ka çdo potencial që qytetarët e saj të kenë progres nga viti në vit.

Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulëta. Ne jemi konservatorë. Ne e kemi parë zbatimin e tij dhe përsëri do të vendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm. Duhen masa antikrizë. Reforma është njëra anë kurse kriza dhe sirenat e saj ulërijnë në të katër anët/. Do të vendosim minimumin jetik. Ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh. Rrogat nuk mund të them se do të dyfishohen , do të rriten më shumë se dyfish. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin dy herë më të lartë se në vitin 2013, duke pasur parasysh se sa janë rritur çmimet kjo sërish nuk do të mjaftonte”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha u shpreh se kjo qeveri i lejon vetes të tradhtojë litrën e naftës.

“Problemi më kryesor këtu është qeveria. Ne do të përgjysmojmë barrën fiskale mbi naftën në kuadrin anti-krizë. Vendi e ka të domosdoshme një politike demografike”, tha ai.

 

Të këshilluara

Ngjarje e rëndë, dy të vrarë në Tiranë

Duket se orët e fundit të largimit të kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të jenë me një tjetër ngjarje të rëndë. Të paktën këto janë raportimet e par...

17:20

Aksident në Tiranë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Një motor është përplasur me një makinë, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i...

17:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI