Flash

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali/ E copëtoi gruaja me sëpatë në banjë

Lapsi.al 29 August 2022
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali/ E copëtoi gruaja me

Mediat italiane kanë raportuar detaje të reja nga vrasja e 72-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti me banim në Badia Polesine të Rovigos.

Trupi i tij u gjet i ndarë në copa në ujërat e Adigetto. Autore e krimit duket se ka qenë bashkëshortja e të moshuarit, Nadire Kurti, 68 vjeçe e cila është arrestuar nga karabinierët pasi rrëfeu krimin.

“Po. E kam bërë copë-copë me sëpatë në banjë” – mësohet të ketë thënë ajo. Pjesët e kufomës së 72-vjeçarit, të copëtuara dhe të vendosura në qese plastike, përveç kafkës u gjetën në një kanal midis datave 28 dhe 30 korrik.

Gruaja është dërguar tashmë në repartin e psikiatrisë në spitalin e Rovigos. Ajo akuzohet për vrasje të rëndë dhe shkatërrim të një kufome. Prokuroria e Rovigos do të organizojë gjithashtu disa kontrolle për të verifikuar gjendjen e tij mendore.

Kanë qenë familja e Kurtit – çifti ka dy fëmijë të rritur – që ka zyrtarizuar denoncimin e zhdukjes së pensionistit të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes burrit dhe gruas së tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë

Një ushtar i KFOR-it ka ndërruar jetë të dielën në Prishtinë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka bërë të ditur se do të njoftohen të afërmit e...

20:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI