Flash

Ujësjellësi i Memliajt, Meta tregon se sa vite burg rrezikon Rama

Lapsi.al 29 August 2022
Ujësjellësi i Memliajt, Meta tregon se sa vite burg rrezikon Rama

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta duke vijuar denoncimin e kësaj force për Ujësjellësin e Memaliaj, tha se përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit me firmat e tij.

Ai lexoi Kodin Penal se sa vite burg rrezikon sipas tij, në këtë rast, ku punimet për ujësjellësin janë inauguruar 3 muaj para se të lidhej kontrata.

Ai lexoi Kodin Penal se sa vite burg rrezikon sipas tij, në këtë rast, ku punimet për ujësjellësin janë inauguruar 3 muaj para se të lidhej kontrata.

Fituesi është shpallur me kohë, pazaret janë bërë me kohë, tenderi është formal. Edhe kontrata lidhet pas 3 muajsh. Përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat e tij dhe ligjet e tij dhe ne nuk do falsifikojmë asgjë përkundrazi. Neni i kodit penal e bën të qartë se kryerja apo mos kryerja me dashje e mosveprimeve nëse nuk përbën vepër tjetër penale, minimumi dënohet me burgim deri në 7 vjet.

Neni 258 , shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike dënohet me burgim nga 1-5 vjet. U bënë 12 vite burg për një rast. Shkeljet gjithashtu në kodin zgjedhor se jemi para zgjedhjeve, ku me të drejtë raporti i OSBE/ODIHR tha se u shkrinë partia dhe shteti në një”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI