Flash

U kap me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, pranga të riut në Lezhë

Lapsi.al 29 August 2022
U kap me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, pranga të riut

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Lezhë, ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. Rr., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Laç, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI