Flash

Taylor Swift fiton cmimin 'Video e Vitit', zbulon datën e lançimit të albumit të ri

Lapsi.al 29 August 2022
Taylor Swift fiton cmimin 'Video e Vitit', zbulon datën e

Kvngëtarja Taylor Swift fitoi cmimin 'Video e Vitit'  për "All Too Well (10 Minute Version) në VMAs.

Gjatë fjalimit të saj, artistja falenderoi fansat dhe zbuloi se do të publikojë një album të ri më 21 tetor.

“Jam shumë e nderuar që jam  përkrah artistëve dhe regjisorëve  të mrekullueshëm në këtë kategori,” tha Swift .Unë thjesht dua të them se jam shumë e lumtur nga fakti që hera e parë në historinë e VMA që katër nga regjisorët e nominuar në kategorinë Video e Vitit janë gra.

Ajo vazhdoi, duke thënë: “Ju djema, unë jam shumë krenare për atë që kemi bërë dhe e di që, ne nuk do të kishim mundur ta bënim këtë film të shkurtër nëse nuk do tëkishim mbështetjen tuaj. Sepse unë nuk do të isha në gjendje t'i riregjistroja albumet e mia nëse nuk do të ishit ju… Më inkurajuat ta bëja këtë. Ndërkohë dua t'iu them kisha vendosur se albumi imi ri do të dalë më 21 tetor."

Të nominuarit përfshinin Doja Cat për "Woman", Drake ft. Future & Young Thug për "Way 2 Sexy", Ed Sheeran për "Shivers", Harry Styles për "As It Was", Lil Nas X, Jack Harlow për "Industry Baby". Olivia Rodrigo për "Brutal" dhe Taylor Swift për "All Too Well (version 10 minuta) (Versioni i Taylor)."

Swift më parë ka marrë çmimin Video e Vitit në 2015 për "Bad Blood" dhe përsëri në 2019 për "You Need to Calm Down"./Lapsi.al

Të këshilluara

Del në ankand makina e James Bond

Aston Martin DB5 i Sean Connery pritet të arrijë në 1.4 milionë funte në ankand. Familja e aktorit  i cili vdiq në tetor 2020 në moshën 90-vjeçare, po shet m...

13:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI