Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rritje çmimesh dhe inflacion, çfarë i pret konsumatorët në Europë?

Lapsi.al 29 August 2022
Rritje çmimesh dhe inflacion, çfarë i pret konsumatorët

Gjithnjë e më shumë po ndihet rritja e çmimeve. Çmimet për lëndët e para janë rritur prej muajsh, por tani rritja e tyre po prek direkt konsumatorët. Këtyre u shtohen dhe kostot e rritura fuqishëm të energjisë. Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – në korrik rritja ishte 8,9 përqind krahasuar me verën e vitit 2021. Në Gjermani dinamika e rritjes është paksa më e zbutur nga ndërhyrja e shtetit duke shënuar kuotën e 7,5 përqind. Por pavarësisht skontos për çmimin e karburantit dhe aplikimit të abonesë mujore prej 9 eurosh për shërbimin e qarkullimit urban, në shtator duhet të rriten edhe pagat. Shumë sektorë të shërbimeve – si p.sh. floktoret do të detyrohen që koston e energjisë ta reflektojnë me rritjen e çmimit për shërbimet. Këtyre u shtohen edhe shlyerjet e detyrimeve të kostove të objekteve për vitin në vazhdim gjatë vitit të ardhshëm, kur qiramarrësit të dërgojnë faturat për vitin 2022. Pra definitivisht nuk ka shenja për përmirësim.

Griechenland | Gemüsehändler in Athen - Steigende Lebensmittelpreise

Edhe çmimet e prodhimit (çmimi që një prodhues kërkon për produktin e tij, si p.sh. fermeri nga tregtari) do të rriten ndjeshëm. Ekspertët që kishin parashikuar, se shtrenjtimi i kostove në planin vjetor do të ngadalësohej, tani e kanë kuptuar që janë gabuar. Shtrenjtimi është me rreth 37,2 përqind pas një rritjeje rreth 32,7 përqind në qershor, pra kemi një diferencë prej 5,3 përiqnd rritjeje në harkun kohor të një muaji. Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen fuqishëm të kostos së energjisë, që krahasuar me një vit më parë është rritur 105 përqind. Gazi natyror është 164 përqind më i shtrenjtë se një vit më parë, energjia elektrike 125 përqind më e shtrenjtë dhe çmimi për produktet minerare është rritur gati 42 përqind. Këto janë faktorët kryesorë.

 

A është tejkaluar pika kulmore?

Nëse i kalkulon të gjitha këto së bashku, rezulton që rritja e çmimit të produkteve është plot 14 përqind. Kjo është një kuotë e lartë e rritjes, por tendenca megjithatë është konstante, mendon Ralph Solveen, ekspert i koniunkturës në Commerzbank. Kjo për faktin se lëndë të para të caktuara si p.sh. çeliku kanë shënuar rënie të çmimit. Kjo le të kuptohet se me gjasë në muajt e ardhshëm është arritur piku. Ai e vlerëson këtë si „një sinjal të parë të moderuar, që gjatë vitit të ardhshëm sërish mund të ketë një kuotë pak më të ulët të rritjes së çmimeve.”

Rumänien | Gemüsemarkt in Bukarest

Ekonomistët gjithësesi llogarisin me një rritje të mëtejshme të çmimeve, me nëntë përqind ose edhe më shumë. “Por kjo nuk do të thotë, se e gjitha ishte vetëm një shpërthim kalimtar,” paralajmëron Solveen. “Ne parashikojmë më shumë, se kuota e inflacionit pas kësaj do të mbetet e qendrueshme mbi dy përqind, pra do të kemi edhe më tej një fazë inflacioni të lartë.” Një inflacion që do të vazhdojë ta tejkalojë stabilitetin e çmimeve që po ndjek Banka Qendrore Evropiane (EQB). Ky objektiv ka prioritet të lartë, thuhet vazhdimisht nga përfaqësuesit e bankës së rezervave.

[caption id="" align="alignnone" width="340"]Deutschland I Pressekonferenz der EZB - Christine Lagarde Christine Lagarde, presidentja e BQE[/caption]

Mbrojtësit e monedhës në udhëkryq

BQE në korrik për herë të parë që prej njëmbëdhjetë vjetësh e rriti sërish normën orientuese të interesit. Për seancën tjetër vëzhguesit llogarisin me hapin pasues, me gjasë rritjen sërish me rreth 50 pikë bazë. “Ne parashikojmë, që hapi pasues pritet në shtator, e kjo nuk do të jetë masa e fundit, por BQE do të vazhdojë rritjen e normës së interesit edhe gjatë vitit të ardhshëm për të qenë e sigurtë, që kuota e inflacionit sërish të futet në shtegun e rënies”, thotë Michael Holstein, kryeekonomist i Bankës Qendrore Gjermane. Megjithatë me gjasë në dimër ekonomia do të bjerë në një recesion, druan ekonomisti Solveen.

Symbolbild Benzinpreise Benzinmangel

Edhe qytetarët duhet të përgatiten për rritjen aktuale të çmimeve të produkteve për konsumatorin. Në korrik rritja e çmimeve për ushqimet ishte me 21 përqind krahasuar me një vit më parë. Këtë rritje prodhuesit do t’ua pasojnë konsumatorëve me rritjen e çmimit të shitjes. Një gjë e tillë jo gjithmonë bëhet me transparencë, vëren Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. Sepse gjithnjë e më shumë prodhues përdorin truke: Ata zvogëlojnë përmbajtjen brenda ambalazhimit, pra shesin më pak sasi me të njëjtin çmim. Kjo dukuri quhet shrinkflacion në anglisht. Këtë dukuri e hulumton prej vitesh Armin Valet nga Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. E pikërisht tani janë shtuar ankesat e konsumatorëve. Sepse rritja e çmimeve kamuflohet dhe rritja faktike është rreth njëmbëdhjetë deri në 33 përqind.

Këto kamuflime përmes ambalazhit dhe pakësimit të sasisë deri më sot kanë ndodhur kryesisht në produktet e firmave, por gjithnjë e më shumë tregtarët po rrisin çmimin e po pakësojnë sasinë edhe për produktet e serive të tyre, që normalisht janë me çmim të moderuar. Kryesisht dukuria e shrinkflacionit haset në produktet e konsumit si ëmbëlsira apo snacks, por jo në produktet bazë. “Një litër qumësht është faktikisht një litër qumësht”, thotë Valet. Ai parashikon që kjo tendencë do të vazhdojë edhe për një farë kohe me të njëjtën dinamikë: “Kjo me siguri që do të na preokupojë edhe në vjeshtë e në dimër”, thotë ai./ Deutsche Welle

Të këshilluara

Më pak viza Shengen për shtetasit e Turqisë

Pas pandemisë, më shumë turq duan të udhëtojnë përsëri në Evropën Perëndimore. Por vetëm disa marrin vizë. Cilat janë problemet e tyre me vizat? Shtëpia në H...

09:16

Ukraina: Rusia ka kryer mbi 30 000 krime lufte

Në një përditësim të fundit, autoritetet në Kiev kanë bërë me dije se Rusia ka kryer mbi 30,000 krime lufte dhe 14 000 krime kundër sigurisë kombëtare në Ukrain...

09:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI