Flash

Rama: Reagojmë ashpër ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë për gazin e tyre

Lapsi.al 29 August 2022
Rama: Reagojmë ashpër ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus. Rama u pyet lidhur me qëndrimin që do ta mbaj përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake”.

Sipas kryeministrit vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varur nga Rusia për energjinë.

“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.

Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajoz për të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndëishsme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë”, tha Rama.

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri nuk hezitoi t’i përmendë BE çështjen e vaksinave kundër Covid, që sipas Ramës vendet jo anëtare u lanë në harresë.

“Unë e shoh Ballkanin të ndershëm dhe krah Ukrainës deri në fund. Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin gjatë pandemisë që ne na harruan krejt për vaksinat. Ne jemi në zemër të BE”, pohoi Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI