Flash

Mediat spanjolle: Rafael Nadal dhe Shakira kanë patur një lidhje të fshehtë

Lapsi.al 29 August 2022
Mediat spanjolle: Rafael Nadal dhe Shakira kanë patur një lidhje

Nga Spanja vijnë lajme të bujshme. Në një kohë kur kanë kaluar vetëm dy muaj që martesa e Pique dhe Shakiras ka marrë fund, një lajm shokues përcillet nga mediat spanjolle. Rafael Nadal dhe Shakira kanë pasur një lidhje të fshehtë. Siç raportohet nga paparaci spanjoll, Jordi Martin, këngëtarja dhe tenisti filluan lidhjet e tyre klandestine në vitin 2009, kur të dy u takuan për videoklipin ‘Gypsy’.

Videoja e një prej këngëve më të njohura të Shakirës kishte pamje dhe lëvizje sensuale, por duket se ishte më shumë se thjesht një skenar. Siç raportohet nga gazeta italiane ‘Corriere della Sera’, paparaci shpjegon se të dy kishin një lidhje intensive dashurie kur u xhirua video e këngës.

Në atë kohë, thashethemet raportuan se Shakira ishte në lidhje me Alejandro Sanz, një këngëtar i njohur spanjoll. Nga ana tjetër, tenisti ishte në një situatë të vështirë: në atë kohë, Nadal ishte i lidhur me Mary Perellò, të cilën e njohu në shkollë në vitin 2005.

Lajmi shokues se Rafael Nadal takohej fshehurazi me Shakirën është thjesht i pabesueshëm, por thashethemet për një tradhti të mundshme vijnë në një moment të pafavorshëm për Rafael Nadal: spanjolli është i fokusuar në US Open.

Me fitoren e dy titujve të parë të Grand Slam, numri tre i botës është në kërkim të titullit numër 23, i cili do ta bënte atë lojtarin me më shumë tituj Grand Slam në histori, në të njëjtin nivel me Serena Williams.

Të këshilluara

Del në ankand makina e James Bond

Aston Martin DB5 i Sean Connery pritet të arrijë në 1.4 milionë funte në ankand. Familja e aktorit  i cili vdiq në tetor 2020 në moshën 90-vjeçare, po shet m...

13:00

Shitet në ankand makina e Princeshë Diana-s

Ford Escort i Princeshës Diana i vitit 1985 u shit për më shumë se 850,000 dollarë në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar të mbajtur të shtunën. Makina, në p...

10:06

Drake, ashtu siç nuk e keni parë kurrë

Drake ka një model të ri flokësh dhe nuk duket më siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim. Reperi 35-vjeçar ndau një sërë fotografish në Instagram, duke shfaqur ...

14:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI