Flash

Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Greqia: Mbështesim stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 29 August 2022
Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Greqia: Mbështesim stabilitetin

Greqia ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e qytetarëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Siç thekson deklarata, marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut të promovuar nga Bashkimi Evropian në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës. Ministria e Jashtme greke thekson gjithashtu se mbështesin stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor. “Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë”. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajčák. “Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, përfundon ministria.

Të këshilluara

Humb jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë

Një ushtar i KFOR-it ka ndërruar jetë të dielën në Prishtinë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka bërë të ditur se do të njoftohen të afërmit e...

20:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI