Flash

Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festivalin e Dua Lipës në Tiranë (FOTO)

Lapsi.al 29 August 2022
Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festivalin e Dua Lipës

Për tri netë rresht “Sunny Hill Festival"u zhvendos në Tiranë duke sjellë performancat e artistëve më të njohur të momentit.  Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e rrjetit më tepër se atmosfera dhe muzika ishte mbyllja e festivalit të Dua Lipës. Kjo pasi në këtë moment u shfaq në skenën gjigante, para mijëra të rinjve, flamuri shqiptar me yllin komunist në krye.

Ky është një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, i cili u hoq përgjithmonë në 1992. Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit. Ajo çfarë mund të konstatohet është se fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin komëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës.

Të këshilluara

Moti për ditën e diel, shira në disa zona

Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, për...

09:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI