Flash

E pazakontë/ Pilotët zihen me grushte në mes të fluturimit

Lapsi.al 29 August 2022
E pazakontë/ Pilotët zihen me grushte në mes të fluturimit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Air France. Mediat e huaja raportojnë se dy pilotët janë zënë gjatë fluturimit me shpulla dhe grushte, duke degjeneruar në një sherr të vërtetë.

Mësohet se dy pilotët kishin filluar të debatonin për arsye të kota. Menjëherë pas ngritjes, njëri nga pilotët dyshohet se e ka goditur tjetrin pas një debati. Por nga shuplakat, ata do të kalonin më pas te goditja e njëri-tjetrit me valixhet e tyre.

Situata e tensionuar është qetësuar nga stjuardesat, të cilat kanë dëgjuar përleshjen nga kabina dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pasi ndaloi sherrin, një anëtar i ekuipazhit u detyrua të kalonte pjesën tjetër të fluturimit i ulur pas pilotëve nga frika se situata mund të përshkallëzohej edhe një herë. Kompania franceze ka ndërhyrë menjëherë për incidentin dhe e ka cilësuar rastin si “sjellje krejtësisht të papërshtatshme”.

Më pas ka konfirmuar se ka pasur një polemikë me një shkëmbim “gjestesh të papërshtatshme”, por ka saktësuar gjithashtu se mosmarrëveshja ka zgjatur për pak momente dhe se nuk ka ndikuar në sigurinë e pasagjerëve.

Pilotët e përfshirë në përleshjen në kabinë janë pezulluar dhe aktualisht janë nën hetim, siç shpjegohet në raportin e Autoritetit Francez të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil. 

Të këshilluara

Humb jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë

Një ushtar i KFOR-it ka ndërruar jetë të dielën në Prishtinë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka bërë të ditur se do të njoftohen të afërmit e...

20:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI