Flash

Dosje me përgjime për Ramën? Meta: Për të ka vetëm dosje dhe janë të gjitha të vërteta

Lapsi.al 29 August 2022
Dosje me përgjime për Ramën? Meta: Për të ka vetëm

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet sot për deklaratat e tij se ka përgjime për kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se janë të gjitha dosjet për të janë të vërteta dhe të pamontuara.

“Mendoj se për të ka vetëm dosje dhe janë të gjitha të vërteta, të pamontuara dhe do të kemi ditë të reja, por do t’ju lutesha të ktheheshit te rasti flagrant se çfarë ndodh në këtë shtet. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend europian, anëtar të NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës pse doli në një parti me shoqet e saj u detyrua të kërkojë falje. Këtu vetëm me këto pamje duhet të ishin dhënë dy dorëheqje dhe të kishte nisur procedimi penal”, deklaroi Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Java e ardhshme pritet të rikthejë sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Ndërkohë që pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave sa i përket vlerave ...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI