Flash

Dhunuan për 7 orë një 11-vjeçare, gjykata lë në burg 2 nga 5 personat e akuzuar

Lapsi.al 29 August 2022
Dhunuan për 7 orë një 11-vjeçare, gjykata lë në

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji kundër 2 personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një të mitur, më 27 gusht, në kryeqytet.

“Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Gjykata thotë se duke marrë parasysh peshën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale “ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook lidhur me këtë rast thotë se e mitura ishte 11-vjeçare.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. 

Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.

Në raportin 24 orësh të datës 29 gusht të Policisë së Kosovës thuhet se “ankuesja femër kosovare ka raportuar se 5 persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur [dhunim] ndaj viktimës femër kosovare”.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa 2 të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./REL

Të këshilluara

Humb jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë

Një ushtar i KFOR-it ka ndërruar jetë të dielën në Prishtinë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka bërë të ditur se do të njoftohen të afërmit e...

20:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI