Flash

Artan Hoxha: Ervis Martinaj bleu dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel!

Lapsi.al 29 August 2022
Artan Hoxha: Ervis Martinaj bleu dy vila përballë shtëpisë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një detaj që nuk dihej deri më tani për jetën e Ervis Martinajt. Faktin që ai kishte blerë dy vila përballë banesës së Edi Ramës në Surrel. “Martinaj ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë dhe duke qenë se i ka në një shkollë në atë zonë ka blerë dy vila përballë shtëpisë së kryeministrit në Surrel. Me sa kam informacion unë ai kishte bërë përpjekje të blinte edhe tokë në atë zonë. Unë madje kam folur me punonjës të gardës, madje ia kam thënë edhe Ervis Martinajt. Sepse ai lëvizte me eskortë.

“Ajo rruga është e ngushtë, ti me eskortë, ai me eskortë, do përplaseni” i kam thënë. Fakti që shkoi aty, mu përballë u mor si një farë sfide” tha Hoxha, duke iu referuar kryeministrit Rama.

Sipas Hoxhës, shkak për zhdukjen e Martinajt është kapja e tregut të kumarit, pasi ai nuk lejonte futjen e askujt tjetër në këtë treg. Sipas Hoxhës, kundër Martinajt janë bërë bashkë njerëz të afërt të kryeministrit, ish ortakë të tij në biznes që krijuan një strukturë të ngjashme me “Los Pepes” në Kolumbi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI