Flash

Zbulohet e vërteta rreth përjashtimit të aktorit nga filmi i Olivia Wilde

Lapsi.al 28 August 2022
Zbulohet e vërteta rreth përjashtimit të aktorit nga filmi i

Olivia Wilde iu lut Shia LaBeouf-it që të qëndronte në "Don't Worry Darling" në një video që doli të premten, vetëm dy ditë pasi ajo pretendoi se e kishte pushuar aktorin nga filmi

Në video ,Wilde shihet teksa ndodhet në  makinë  duke tentuar ta bind Shia të marr pjesë në film.

"Doja të kontaktoja sepse nuk jam gati të heq dorë nga kjo ende," tha ajo. “Edhe unë jam zemërthyer dhe dua ta kuptoj këtë.”

Regjisorja "Booksmart" vazhdoi duke lënë të kuptohet për një mosmarrëveshje midis LaBeouf dhe aktores kryesore të filmit, Florence Pugh.

“Mendoj se kjo mund të jetë paksa një thirrje zgjimi për Miss Flo-n dhe dua të di nëse jeni e hapur për ta bërë këtë me mua, me ne,” u shpreh Olivia.

“Nëse ajo me të vërtetë angazhohet,  nëse ju djema mund të bëni paqe - unë respektoj këndvështrimin tuaj, unë respektoj të sajën - por nëse ju mund ta bëni atë, a do pranosh?”

Wilde përfundoi videon duke i kërkuar aktorit të bënte të ditur vendimin e tij.

Pamjet e zbuluara vijnë pasi ajo i tha Variety se aktori i "Even Stevens" u hoq nga projekti dhe u zëvendësua nga i dashuri i saj, Harry Styles, për të mbajtur anëtarët e tjerë të kastit "të sigurt" nga "energjia e tij negative".

LaBeouf iu përgjigj akuzave të saj në një email për Variety të enjten dhe gjithashtu i dërgoi mesazhet që supozohej se Wilde i kishte dërguar atij në gusht 2020 pasi ai shprehu dëshirën për të hequr dorë.

"Askujt nuk i vjen mirë kur dikush i thotë jo , por uunë e respektoj ndershmërinë tënde," ka shkruar aktorja në një tekst. "Jam e mërzitur sepse mund të kishte qenë diçka e veçantë."

Shia  pretendoi se ai "zyrtarisht" u largua një ditë pasi mori atë mesazh, i cili thuhet se ishte dërguar më 16 gusht.

"Don't Worry Darling" del në kinema më 23 shtator./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Drake, ashtu siç nuk e keni parë kurrë

Drake ka një model të ri flokësh dhe nuk duket më siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim. Reperi 35-vjeçar ndau një sërë fotografish në Instagram, duke shfaqur ...

14:22

Bebe Rexha prezantuese e MTV

‘MTV Video Music Awards 2022’, këtë vit do të organizohet në ‘Prudential Center’, New Jersey, më 28 gusht, dhe Bebe Rexha do të jetë prezantuese. Përveç Dua ...

11:37

Ndahet nga jeta aktori i 'Beverly Hills'

Aktori Joe E. Tata  ka ndërruar jetë në moshën 85 vjecare. Shoku i aktorit, Ian Ziering  konfirmoi lajmin e hidhur në Instagram të enjten, duke shkruar: “Në ...

15:20

Eminem dhe Snoop Dogg rikthehen në VMAs

Eminem dhe Snoop Dogg do të performojnë këngën e tyre aktuale "From the D 2 the LBC" në MTV Video Music Awards të dielën 2022. Kjo do të jetë performanca e p...

14:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI