Flash

Tension i lartë/ Dy luftanije amerikane kalojnë ngushticën e Tajvanit

Lapsi.al 28 August 2022
Tension i lartë/ Dy luftanije amerikane kalojnë ngushticën e

Dy anije luftarake amerikane, USS Antietam dhe USS Chancellorsville kaluan nëpër ngushticën e Tajvanit. Lajmi është bërë e ditur nga Marina e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është hera e parë që ndodh nga manovrat e paprecedenta ushtarake të Kinës pranë ishullit. “Kjo dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një rajon të lirë dhe të hapur në Indo-Paqësor", - thuhet në një njoftim për shtyp të marinës amerikane.

Dy kryqëzorët amerikanë po bëjnë një tranzit rutinë siç raportohet nga Flota e Shtatë e SHBA. Anijet "kaluan një korridor në ngushticën që shtrihet përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Forcat e Armatosura kineze janë në gatishmëri “për të ndalur çdo provokim”. Kështu ka shkruar agjencia ruse Ria Novosti, duke cituar zëdhënësin e Komandës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, Shi Yi.

"Kryqëzorët e marinës amerikane Chancellorsville dhe Antietam kaluan ngushticën e Tajvanit më 28 gusht, duke tërhequr vëmendjen e gjerë.

Komanda jonë shoqëroi kryqëzorët amerikanë dhe ushtroi kontroll të plotë mbi operacionet e tyre.

Komandantët e njësive janë në gatishmëri të lartë për të ndaluar çdo provokim në kohën e duhur ”, - tha zëdhënësi i ushtrisë kineze. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Në Fier e marrin nusen me helikopter

Një dasmë e veçantë është bërë në Fier në fund të gushtit. Nusja është marrë me një helikopter i cili e shoqëronte vargun e makinave. Një tjetër detaj i veça...

10:53

Shpërthim tritoli ndaj një banese në Krujë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit Altin Keqi, në lagjen “Borati” në Krujë, dyshohet se persona të panjohur kanë hedhur një sasi...

10:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI