Flash

Podcasti i Meghan Markle kryeson listat e 'Spotify'

Lapsi.al 28 August 2022
Podcasti i Meghan Markle kryeson listat e 'Spotify'

Podcasti i Dukeshës së Sussex-it kryesoi në listat e Spotify në gjashtë tregje në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

"Archetypes" e Meghan Markle është aktualisht më popullor se "The Joe Rogan Experience", i cili në SHBA është vazhdimisht podkasti më i dëgjuar në Spotify.

"Archetypes", i publikuar të martën ekskluzivisht në Spotify, është numri 1 në listat e podkasteve të transmetuesit për SHBA, Kanada, MB, Irlandë, Australi dhe Zelandën e Re. Episodi i javës së ardhshme do të shfaqë një bisedë midis Markle dhe Mariah Carey.

Në episodin e premierës, Markle flet me Serena Williams për standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë kur etiketohen si "ambicioze" dhe efektin që kjo ka në aspekte të tjera të jetës së tyre, si dhe për mënyrën se si ato perceptohen. Episodi paraqet gjithashtu Dr. Laura Kray, një eksperte kryesore për gjininë në vendin e punës dhe mënyrën sesi këto sterotipe ndikojnë tek ne.

 

Në "Archetypes", Meghan,  fton komentatorët kulturorë, historianët dhe mendimtarët bashkëkohorë që të thellohen në origjinën e stereotipeve për gratë. Emisioni prodhohet nga Meghan dhe Archewell Audio i Princit Harry në partneritet me Gimlet Media të Spotify.

Archewell Audio nënshkroi për herë të parë marrëveshjen me Spotify në fund të vitit 2020, me misionin e "prodhimit të programeve që argëtojnë audiencat në mbarë botën", si dhe "të vë në qendër këndvështrime dhe zëra të ndryshëm" dhe "të ndërtojë komunitetin përmes përvojës së përbashkët, tregimeve dhe vlerat.”

Meghan dhe Princi Harry u martuan në maj 2018. Çifti kanë dy fëmijë, Archie dhe Lilibet ("Lili"). /Lapsi.al

Të këshilluara

Del në ankand makina e James Bond

Aston Martin DB5 i Sean Connery pritet të arrijë në 1.4 milionë funte në ankand. Familja e aktorit  i cili vdiq në tetor 2020 në moshën 90-vjeçare, po shet m...

13:00

Shitet në ankand makina e Princeshë Diana-s

Ford Escort i Princeshës Diana i vitit 1985 u shit për më shumë se 850,000 dollarë në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar të mbajtur të shtunën. Makina, në p...

10:06

Drake, ashtu siç nuk e keni parë kurrë

Drake ka një model të ri flokësh dhe nuk duket më siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim. Reperi 35-vjeçar ndau një sërë fotografish në Instagram, duke shfaqur ...

14:22

Bebe Rexha prezantuese e MTV

‘MTV Video Music Awards 2022’, këtë vit do të organizohet në ‘Prudential Center’, New Jersey, më 28 gusht, dhe Bebe Rexha do të jetë prezantuese. Përveç Dua ...

11:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI