Flash

Misteri/ Plagosen me armë 3 komando holandeze në një hotel në SHBA

Lapsi.al 28 August 2022
Misteri/ Plagosen me armë 3 komando holandeze në një hotel

3 ushtarë të forcave komando holandeze që ndodheshin në SHBA për stërvitje, janë qëlluar dhe plagosur përpara një hoteli në qytetin e Indianapolis, teksa ishin jashtë detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së shtunës me orën lokale në lagjen argëtuese të qytetit. Policia e Indianapolis thotë se oficerët i gjetën 3 ushtarët me plagë me armë zjarri dhe i dërguan në spitalet aty pranë.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se njëri nga burrat ishte në gjendje kritike dhe se dy të tjerët ishin të vetëdijshëm. Ai tha se të 3 ishin anëtarë të Korpusit Komando, një nga njësitë e operacioneve speciale në forcat e armatosura të Holandës.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë kohës së lirë para hotelit ku po qëndronin, shtoi ministria. Policia lokale tha se dyshonte se kishte pasur një grindje mes vetë ushtarëve ose ata janë përplasur me një persona apo një grup tjetër.

“Për momentin informacioni që ne jemi të gatshëm të zbulojmë është se nuk ishte diçka që ka ndodhur brenda hotelit. Ishte një sherr që besojmë se nisi në një vend tjetër” – tha një oficer i Departamentit të Policisë Metropolitane të Indianapolis. Deri tani nuk ka të ndaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim tritoli ndaj një banese në Krujë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit Altin Keqi, në lagjen “Borati” në Krujë, dyshohet se persona të panjohur kanë hedhur një sasi...

10:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI