Flash

Kurti paralajmëron ndryshime në qeveri: Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj

Lapsi.al 28 August 2022
Kurti paralajmëron ndryshime në qeveri: Nuk kemi nevojë për

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri, ndërsa tha në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se “nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj”.

Kurti foli për “egoizma” e “karrierizma” brenda LVV-së dhe brenda Qeverisë, ndërsa tha nevojitet punë kolektive dhe “persona që dinë të punojnë pa krijuar probleme mes grupit për shkak të egove të tyre”, raporton Gazeta Express.

“Ministriat e zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk janë shefa”, tha Kurti. Ai tha se ministrat e tij dhe stafi politik e dinë se do të vlerësohen dhe se mund të mos jenë në pozitat e njëjta.

“Ministrat, zëvendësministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime dhe do të vlerësohen. Nuk do të merren për bazë influencat mediale të njërit apo tjetrit, por do të merren për bazë në vlerësim rezultatet e punës. Nuk mjafton që të thuhet se ministri a zëvendësministri i Vetëvendosjes nuk po vjedh, por patjetër duhet që kjo të shoqërohet me rezultate sipas programit tonë qeveritar dhe planit tonë të punës”, tha Kurti.

Kryeministri kërkoi që ministrat dhe zëvendësministrat të dalin më shpesh në terren dhe të takohen me qytetarët dhe të mos i lënë punët përgjysmë.

“Nuk mjafton që të themi se po punojmë më shumë se qeveritë e kaluara. Të gjithë ministrat, zëvendësministrat duhet të shkojnë më shpesh në terren të takohen me qytetarët që i prekë fushëveprimtaria e ministrisë së tyre, duhet t’i zgjedhin problemet konkrete, duhet të vijnë me ide të reja e zhvillimore brenda programit tonë dhe sidomos të ketë zbatim të tyre deri në fund. Nuk mund ta nisim një punë që nuk e përfundojmë dhe nuk mund t’i lëmë punët përgjysmë”, tha Kurti.

Deri tani s’ka pasur ndryshime në Ekzekutiv dhe Kurti thotë se ato ka munguar për shkak të problemeve tjera.

“Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e stafi politik gjatë kësaj kohe sepse kemi pasur probleme të tjera, por ne e dimë që askush, asnjëri nuk është e nuk ndihet i paprekshëm”, ka thënë Kurti.

Të këshilluara

VIDEO/ Në Fier e marrin nusen me helikopter

Një dasmë e veçantë është bërë në Fier në fund të gushtit. Nusja është marrë me një helikopter i cili e shoqëronte vargun e makinave. Një tjetër detaj i veça...

10:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI