Flash

Kievi: E gjithë Europa në rrezik nga sulmi rus në centralin bërthamor të Zaporizhia

Lapsi.al 28 August 2022
Kievi: E gjithë Europa në rrezik nga sulmi rus në centralin

Nuk ndalen sulmet ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhia. Moska pretendoi se ka goditur sallat e prodhimit ku po riparoheshin helikopterët e forcave ajrore ukrainase.

Rusia akuzoi gjithashtu Ukrainën se është ajo që ka bombarduar centralin bërthamor. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj objektit dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e një rrjedhje rrezatimi.

“Për dekada, siguria bërthamore ka mbetur prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh të kaluarën tonë tragjike” - tha Dmytro Kuleba, duke iu referuar katastrofës së Çernobilit në 1986.

“Pushtuesit rusë e kthyen termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina – ata nuk kanë çfarë të bëjnë atje” – tha ai.

Ndërsa objekti është i pushtuar nga Rusia, ai drejtohet nga punëtorë ukrainas. Këtë mëngjes, zyrtarët ukrainas pretenduan se sulmet me raketa dhe artileri ruse goditën zonat pranë uzinës, përtej lumit Dnieper. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Në Fier e marrin nusen me helikopter

Një dasmë e veçantë është bërë në Fier në fund të gushtit. Nusja është marrë me një helikopter i cili e shoqëronte vargun e makinave. Një tjetër detaj i veça...

10:53

Shpërthim tritoli ndaj një banese në Krujë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit Altin Keqi, në lagjen “Borati” në Krujë, dyshohet se persona të panjohur kanë hedhur një sasi...

10:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI