Flash

Shfaqjen me Luiza Gegën e vazhdon me Florian Markun, Rama iu përgjigjet kritikëve

Lapsi.al 27 August 2022
Shfaqjen me Luiza Gegën e vazhdon me Florian Markun, Rama iu

Pas Luiza Gegës, në Kryeministri u organizua sot ceremonia e nderimit për boksierin shqiptar Florian Marku, i cili fitoi titullin WBC me shume vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra.

Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e nisi duke iu përgjigjur kritikëve, pas polemikave të shkaktuara. Rama tha se me Florian Markun po ndodh njësoj si me kampione europiane të Shqipërisë.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se Luiza Gega nuk u braktis nga qeveria dhe kjo e fundit nuk u përpoq të përfitonte nga suksesi i saj, pasi u shpall kampione. Ndërkohë, suksesin e Florian Markut, ai e quajti kuq e zi. Rama i dhuroi Markut medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, ndërsa theksoi se sot nuk ka sportistë të braktisur.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

U mblodhëm në një kohë të shkurtër dy herë për të celebruar suksesin në sport me një kampione të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani. Siç edhe mund ta keni ndjekur suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës.

Për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lodhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia për shkak se ka vrapuar vetëm. Për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë.

Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj.

Është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj të vrapo më shpejt dhe të mos humbim kohë me njerëzit negativë.

Diçka e ngjashme ndodhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj. Ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të qindra e mijërave shqiptarëve, të cilët si fëmijë të vegjël bebe janë arrë përdore nga prindërit në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi Florianit është sukses që bën lajm. Suksesi i Florianit është kuq e zi. Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. Kemi nderuar Luizën me kordonin e madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve. Pas kordonit vjen ylli i mirënjohjes.

Ne e hapëm këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do të na sjellin medalje.

Të këshilluara

Korçë, pranga xhepistit 20-vjeçar

Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi i ka vjedhur paratë në portofol një gruaje 48 vjeçare. Njoftimi/ DVP Korçë Vihet në pranga 1 shte...

10:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI