Flash

Kosovë-Serbi arrijnë marrëveshjen/ Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog

Lapsi.al 27 August 2022
Kosovë-Serbi arrijnë marrëveshjen/ Rama: Lajm i bukur zgjidhja me

Politika shqiptare ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërhyrjen e SHBA dhe Bashkimit Europian, për dokumentet. Kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të bukur që mes palëve ka mbizotëruar dialogu. Po ashtu, kryeministri  ka shtuar se uron që ky dialog të kalojë në një nivel të ri, pa humbur kohë.

'Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot'- shkruan Rama.

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhacka ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes. Ajo e konsideron një lajm të mirë jo vetëm për dy shtetet, por për të gjithë rajonin teksa ka falënderuar dhe BE-në lehtësimin e dialogut.

"Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut", shkruan ministrja në Twitter.

Të këshilluara

Digjet makina e një gruaje në Vlorë

Një mjet i parkuar është përfshirë nga flakët këtë të shtunë pasdite në Vlorë. Mësohet se makina tip “Benz” që ka marrë flakë gjendej në lagjen “Rilindja”. ...

17:57

Fier, sherr në familje, dy të arrestuar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona, të cilët rezulton se kanë rrahur të afërmit e t...

12:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI