Flash

Ilir Suli, ish-kampioni që sot rekruton ushtarë në Ministrinë e Mbrojtjes: Nuk kërkojmë qiqra në hell, duam thjesht të jetojmë me dinjitet!

Lapsi.al 27 August 2022
Ilir Suli, ish-kampioni që sot rekruton ushtarë në

Ilir Suli ishte 37 vjeç kur mbylli karrierën si peshëngritës. “11.11.2011 ka qenë edhe ditëlindja ime”, shprehet ai.

Sot është larg imazhit të nënkampionit të Europës në vitin 2000. Prej shkurtit të vitit të shkuar punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist për rekrutimin e ushtarëve të rinj. “Janë çuna të rinj me pagesë në zona të Tiranës. Nuk është ndonjë punë e lodhshme”.

Me ish-kolegët nuk mban kontakte. Edhe pse ishte një ndër sportistët më të famshëm në vend, me rekorde të vendosura dhe medalje të fituara. “U bëra ca kohë që jam shkëputur. Thjesht jam mbyllur në atë kafazin tim këtu. Kur u largova thjesht merrnim frymë. Nuk u mora me asgjë”.

Që pas mbylljes së karrierës si sportist deri në nisjen e punës në ministri, kaluan 10 vjet.

“Thjesht merrja frymë, çfarë mund të bëjë njeriu. S’u mora me asgjë”, thotë Suli për Euronews Albania.

Tashmë zhvillimet në sportin shqiptar i sheh nga jashtë, por jo pa keqardhje. “Të flisja për veten time do e nxije komplet. E vërteta është se për sportin kanë bërë fusha, pagesa të mira.

Shpërblime të mira. Çunat besoj janë të kënaqur. Nuk kërkojmë qiqra në hell. Thjesht të jetojmë me dinjitet. Unë nuk bëj mbrapa por megjithatë shoh dritë në fund të tunelit”.

Por a fitohet jetesa në Shqipëri si sportist elitar?

“Unë kam marrë gjatë me të gjitha medaljeve nga shteti dhe sponsorat rreth 70 milionë. Të jepnin medaljen dhe asgjë tjetër. Të jepnin edhe një çantë dhe një bluzë. Kur merr pjesë në një garë nderon flamurin. Shtetit pastaj duhet të shpërblej”, thotë ish-peshëngritësi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI