Flash

Ekstradohen drejt Spanjës dy të arrestuar në Fier dhe Vlorë

Lapsi.al 27 August 2022
Ekstradohen drejt Spanjës dy të arrestuar në Fier dhe Vlorë

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Spanjës, brenda 24 orëve, 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar, të kapur nga strukturat e Policisë së Fierit dhe Vlorës.

“Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 mars të këtij viti, Policia e Shtetit ka intensifikuar punën, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga autoritetet spanjolle. Ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit: -A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.  38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022, në kuadër të operacionit  policor të koduar “Lugo”, zhvilluar nga Policia e Vlorës.

Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Fier, sherr në familje, dy të arrestuar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona, të cilët rezulton se kanë rrahur të afërmit e t...

12:14

I riu shqiptar ekstradohet drejt Spanjës

Një 23-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Spanjës. 23-vjeçari kërkohej nga drejtësia spanjolle për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kun...

14:30

Kurti i kërkon NATO-s më shumë ushtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë...

12:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI