Flash

Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e qytetarëve

Lapsi.al 27 August 2022
Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e
Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serbinë, në Bruksel, nuk përdoret si trampolinë për interesat personale të liderëve, ata mund të bëjnë shumë për dinjitetin e qytetarëve të tyre. Pas marëveshjes së fundit, me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE-së, shtetasit e Kosovës do të trajtohen barabar me ata të vendit fqinj dhe mund të udhëtojnë aty me dokumentat e tyre.  Lexo me tej:

Kurti fiton betejën e reciprocitetit/ Në Serbi mund të hyet me dokumenta të Kosovës

Ky sukses në vendosjen e reciprocitetit -që ka qenë kryefjala e politikës së Kurtit- është i treti në radhë për qeverinë e Vetëvendosjes, pas atij të ndalimit për herë të parë të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në teritorin e Kosovës (mars 2022) dhe mospranimit për të zhvilluar referendumin për ndryshimet e tyre kushtetuese, brenda kufijve shqiptarë (16 janar).   Por, kur nisi beteja për të ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës të makinave me tagra serbe -, njësoj siç vepronte pala tjetër-. jo të gjithë mendonin kështu. Në 20 shtator të vitit të kaluar, policia ia mësyu pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe ajo u ndesh me reagimet e ashpra të serbëve lokalë. Edhe Beogradi u kundërpërgjigj egër, avionët prodhim rus, MIG 29, tanket serbe madje dhe ambasadori rus u afruan në kufirin me Kosovën. Gjendja u tensionua dhe me marëveshje të përbashkët u ra dakord që kontrollin ta merrte KFOR-i. Arrihet marrëveshja shmanget konflikti/ Detajet e kompromisit Kosovë-Serbi në Bruksel Këtu opinioni u nda në dysh. Kritikët e përditshëm të Albin Kurtit e sulmuan atë se ndërmerrte aksione të parakorduara me aleatët ndërkombëtarë, se ishte një aventurier që hidhej në veprim pa ditur fundin, se kishte cënuar sovranitetin duke i dorzuar kufijtë e veriut sërish tek trupat ndërkombëtare. Të tjerët mendonin ndryshe. Ata i shihnin përpjekjet e qeverisë si hapa të vegjël, por të guximshëm për ti kthyer qytetarëve atë që u takon. Ata pretendonin se kjo lloj politike përbënte një thyerje me praktikat e kaluara, kur lidërët shqiptarë bënin rolin e djemve të mirë në Bruksel, duke fituar pikë për vete në dëm të interesit të shtetasve të tyre. I njëjti debat u përsërit edhe me vendimin e 26 qershorit për të zbatuar reciprocitetin i cili pas rritjes të tensioneve nga serbët e detyroi qeverinë e Kosovës ta shtynte atë edhe për një muaj. Ngjarjet në Veri / Ramës i mbahet goja për Vuçiçin  Por sot, kur në kufirin e përbashkët mes dy vendeve, një qytetar i Kosovës trajtohet barabar me të ngjashim e tij serb, është më e lehtë për të kuptuar se kush ka pasur të drejtë.  Pala e humbur në këtë përplasje konceptesh, ka ndërruar tezë dhe po pretendon se qeveria aktuale nuk ka arritur asgjë më shumë sesa përsëritjen e një marrëveshjeje të nënshkruar 11 vjet më parë, nga Edita Tahiri dhe Stefanoviç.  Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi i madh, se përgjat këtij viti qeveria aktuale, u angazhua, çoi policinë në veri, riskoi personalisht marëdhëniet me ndërkomëtarët, në mënyrë që ajo që i takonte qytetarëve mos mbetej letër e vdekur, siç qëndroi për një dekadë. Dhe atë që deshi e arriti. Natyrisht, kjo vendosje në vend e dinjtetit të çdo shtetasi të Kosovës është vetëm një hap i vogël në maratonën e gjatë dhe nervëshkatërruese të marëdhënieve me Beogradin. Por ajo tregon se gjërat mund të shtyhen përpara, kur në drejtim janë njerëz në gjendje të vënë në lojë dhe karrigen e tyre, pa kokëçarjen për të qenë simpatikë për të huajt, por me preokupimin për të mbajtur zotimet që kanë marrë para votuesve.  Zakonisht, në gadishullin tonë, skrupujt për ti ndenjtur besnik atyre që të kanë besuar, janë një fenomen shumë i rrallë. Por në Kosovë me sa duket po ndodh. Dhe ndoshta prandaj ne sot po flasim për rikthimin në vend të dinjitetit të qytetarëve.        ©Lapsi.al

Të këshilluara

Yuri Kim si ikona e idiotëve të dobishëm

Pasi ka përfunduar pushimet, nga të cilat këtë herë, fatmirësisht, nuk i rrodhën foto, ambasadorja amerikane ka përveshur llërët e përfshirjes në debatin politi...

17:59

Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane të Luiza Gegës, e kanë gabim. Që pas triumfit të atletes s...

13:22

Na duhen 7 revolucione

Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolucion, caktohet afati për të nisur revolucion, kalitet shpresa për frytet e revolucionit dhe ai nuk ndodh. ...

07:48

Tirana, qyteti nga duhet ikur

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e stotmja është njëra prej tyre. Lapsi.al ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuar si në...

15:00

Një gropë plehrash pafund

Historia e inceneratorëve është si ato gropat… që sa herë t'i prekësh kutërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës ekonomike Monitor, bazuar në doku...

21:49

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI