Flash

Thrilleri Vis Martinaj/ Deri kur ka mundur ta gjurmojë policia për herë të fundit

Lapsi.al 26 August 2022
Thrilleri Vis Martinaj/ Deri kur ka mundur ta gjurmojë policia për

Një kamera sigurie në zonën e zogut të zi në Tiranë ka fiksuar ato që cilësohen si pamjet e fundit të personit të shumëkërkuar Ervis Martinaj. Ai ka hipur në një automjet audi dhe është larguar në drejtim të Laprakës duke humbur gjurmët në orët e pasdites së datës 8 gusht.

Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.

Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë.

Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shfaqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli.

Ai ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”.

Për shkak të errësirës, drejtuesi i makinës nuk është identifikuar nga ana e policisë. Pas këtij momentit të shënuar në mbrëmjen e datës 8 Gusht, Ervis Martinaj, ka humbur çdo gjurmë.

Policia ka zbuluar se Martinaj, ka qëndruar në një apartament që ndodhet pas qëndrës tregtare në Tiranë.

Dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë.

Jeton Lami, tashmë është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa në asnjë moment, nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij.

Nga ana tjetër në pyetje është marrë dhe vajza e cila ka treguar se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Ervis Martinaj, në një hotel në Durrës.

Por mëngjesin e 8 Gushtit, janë ndarë me të, ku ajo ka shkuar në shtëpi ndërsa nuk ka pasur dijeni se ku ka shkuar Ervis Martinaj që ndodhej në shoqërinë e punonjësit të operacionales Jeton Lami.

Ka shumë gjasa që Martinaj të jetë sjellë në Tiranë pikërisht nga Jeton Lami dhe mbrëmjen e 8 gushtit, sërisht Lami e ka marrë me makinë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria shqiptare, si ajo e Enver Stafukës, Jan Prengës, Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles, anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”./Ora News

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI