Flash

Publikohet bashkëpunimi i Britney Spears dhe Elton John

Lapsi.al 26 August 2022
Publikohet bashkëpunimi i Britney Spears dhe Elton John

Elton John dhe Britney Spears kanë publikuar duetin e tyre të shumëpritur, një version i ri i "Tiny Dancer".

Bashkëpunimi tashmë po merr vlerësime të larta, përfshirë edhe nga avokati i Spears, Mathew Rosengart.

“Pas suksesit tonë të vështirë në largimin e babait të saj si konservator , u përballa me pyetje se çfarë do të bënte Britney më pas”,  u shpreh Rosengart për Page Six.

"Përgjigja ime ishte e thjeshtë: "Për herë të parë në 13 vjet, kjo varet nga një person dhe vetëm një person: Britney." Askush nuk duhet të habitet që projekti i saj  i saj i parë është një sukses i madh," vazhdoi avokati

“Siç e kam thënë gjatë gjithë kohës, Britney është një artiste brilante dheikonë. Ajo ka kaluar shumë. Pavarësisht cfarë ajo zgjedh të bëjë më pas, unë jam shumë krenar për të.”

"Hold Me Closer" është kënga e parë zyrtare e Spears që nga "Slumber Party", e cila u shfaq në albumin e saj të vitit 2016, "Glory".

Ekipi i artistes e ripublikoi "Glory" në vitin 2020 ndërsa ajo ishte në gjyq për konservatorin e saj, nga e cila u lirua në vitin 2021 pasi e përshkroi atë si "abuzive".

Versioni origjinal i "Tiny Dancer", ndërkohë, hapi albumin e John-it të vitit 1971, "Madman Across the Water" dhe u publikua si single vitin e ardhshëm.

Ndonëse nuk ishte një sukses i menjëhershëm, duke arritur kulmin në vendin e 41 në Billboard Hot 100, kënga është bërë një element kryesor në katalogun dhe koncertet live të John gjatë viteve. Ajo gjithashtu fitoi një vend në listën e Rolling Stonesi "500 këngët më të mira të të gjitha kohërave"./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=8hLtlzkoGPk[/embed]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI