Flash

Përse Jennifer Lopez i largon njerëzit e shenjës së virgjëreshës

Lapsi.al 26 August 2022
Përse Jennifer Lopez i largon njerëzit e shenjës së

Disa njerëz janë të fiksuar me horoskopin dhe ndër ta, edhe Jennifer Lopez. Duket se J.Lo e ka gjithë problemin me personat e shenjës së Virgjëreshës.

Sipas yllit të Glee, Heather Morris, Jennifer Lopez i largoi kërcimtarët nga audicioni i saj në turne, për shkak të shenjës së tyre astrologjike.

"Jennifer Lopez mbajti një audicion për kërcimtarë për një nga turnetë e saj," tha Morris në podcastin Just Sayin' këtë javë. “Ajo hyri dhe tha: Faleminderit shumë, ju keni punuar kaq shumë. Nëse ka ndonjë Virgjëreshë në dhomë, a mund ta ngrini dorën?”

Morris, e cila është vetë një Ujor, në fakt nuk ishte në atë audicion, por e dëgjoi historinë qesharake nga të tjerët.

“Ajo i pa dhe tha: ‘Faleminderit shumë që erdhët.’ Dhe ata duhej të largoheshin pas një dite të plotë audicioni për Jennifer Lopez”, shtoi ajo. "Shumicën e kohës në një audicion kërcimi, ju nuk paguheni, keni qenë atje që nga ora 10 e mëngjesit dhe jeni duke bërë audicion deri në orën 6 pasdite."

Morris shtoi gjithashtu se Virgjëreshës "i pëlqejnë gjërat e planifikuara dhe të rregullta", ndërsa J.Lo jeton me "pak kaos në jetën e saj".

Po ashtu, rikujtojmë se ish-bashkëshorti i këngëtares dhe njëkohësisht babai i fëmijëve të saj, Marc Anthony, është i shenjës së Virgjëreshës.

Të këshilluara

Lourdes Leon në rrugën e të ëmës Madonna

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, po ndjek zyrtarisht hapat e mamit! Ajo i është futur muzikës dhe ka lançuar më në fund këngën e saj të parë. Kënga titullohet ...

13:27

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI