Flash

INSTAT “fsheh” hyrjet e të huajve sipas shteteve; Në total u rritën 19.4% me para pandeminë

Lapsi.al 26 August 2022
INSTAT “fsheh” hyrjet e të huajve sipas shteteve; Në total

Në korrik, në vend kanë hyrë 1.4 milionë shtetas të huaj në vendin tonë, duke shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Të dhënat u bënë të ditura nga INSTAT, në raportin për lëvizjet e shtetasve. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 21%. Edhe në raport me 2019-n, që deri tani ishte viti më i mirë turistik, rritja është rreth 19.2%.

Për periudhën janar-korrik 2022, në vend kanë hyrë 3.96 milionë shtetas të huaj, edhe ky një nivel rekord. Sërish hyrjet janë 19.4% më të larta edhe në raport me para-pandeminë  dhe gati 40% më të larta sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas INSTAT, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në korrik janë për pushime, vizitë tek të afërm, trajtime shëndetësore. Pjesa tjetër janë tranzit, për qëllime fetare ose personale.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT, që i përkasin muajit maj treguan se atë muaj, vetëm 11% e shtetasve të huaj që hynë në vend qëndruan në struktura akomoduese të regjistruara, si hotele, motele, apo kampingje.

Nuk publikohen më të dhënat e hyrjeve sipas shteteve

Për herë të parë që nga fillimi i publikimit të lëvizjeve të shtetasve, INSTAT nuk ka dhënë tabelën e hyrjeve sipas shteteve. Ndërkohë, nga qershori nuk regjistrohen as hyrjet e shtetasve të Kosovës që vijnë me pushime, pas një vendimi të përbashkët të dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e turistëve në verë. INSTAT nuk ka sqaruar në publikim se si i llogarit tashmë hyrjet e shtetasve nga Kosova, që normalisht zinin 33% të totalit.

Sipas publikimit të INSTAT, në tekst thuhet se në Korrik 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48,0 %, krahasuar me Korrik 2021.

Gjatë shtatë mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Monitor

Të këshilluara

I riu shqiptar ekstradohet drejt Spanjës

Një 23-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Spanjës. 23-vjeçari kërkohej nga drejtësia spanjolle për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kun...

14:30

Kurti i kërkon NATO-s më shumë ushtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë...

12:03

Shtyhet censi i popullsisë dhe banesave

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ...

10:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI