Flash

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, ishte në kërkim për vrasje në Greqi

Lapsi.al 26 August 2022
Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, ishte në kërkim

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Brunico pasi akuzohet për një vrasje të kryer në Greqi në korrik të vitit 2010. Sipas medieve, shqiptari kishte 4 vite që jetonte rregullisht në Brunico, ishte i doktoruar dhe punonte për një kompani lokale. Burri, një 32-vjeçar shqiptar me inicialet S.P., ndodhet në burgun e Bolzanos që nga mbrëmja e së mërkurës.

Akuza ndaj tij sipas urdhrit të arrestit është e rëndë, konkretisht se ka kryer një vrasje në korrik të vitit 2010 gjatë një vjedhjeje në Greqi.

“Ne nuk dimë asgjë për rrethanat e krimit për të cilin akuzohet klienti ynë,” thotë avokati penal Marco Dall’Aglio, i cili mbron të arrestuarin së bashku me Nicola Nettis. Kur e arrestuan, u shokua, nuk dinte asgjë për një hetim ndaj tij në Greqi.

Deri më tani avokatët nuk kanë mundur të flasin me të, por të afërmit e tij kanë thënë se ai nuk mund të ketë lidhje me rastin në Greqi. Shqiptari në 2010 ishte student universiteti në Shqipëri.

“Qëndrimi i tij i vetëm në Greqi daton në një udhëtim shkollor kur ishte 13 vjeç”, tha avokati Dall’Aglio.

Prandaj, dyshimi është i qartë se urdhër-arresti bazohet në një ngatërresë. Pra një gabim drejtësie. Tashmë avokatët mbrojtës po përpiqen të marrin informacione të mëtejshme për vrasjen e dyshuar në Greqi, pasi në shtator do të zhvillohet seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë Rajonale për ankesën kundër ekstradimit në Greqi, e cila do të depozitohet së shpejti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje shiu pasdite

Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira disi m...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI