Flash

Albin Kurti flet pët Al Jazeera: Askush nuk mund ta ndalojë Njësinë Speciale të shkojë në veri të Kosovës

Lapsi.al 26 August 2022
Albin Kurti flet pët Al Jazeera: Askush nuk mund ta ndalojë

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë, ka thënë se vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje do të fillojnë zbatimin nga 1 shtatori dhe se s’do të ketë më shtyrje.

Lidhur me këtë, Kurti u zotua se nëse gjendja e sigurisë në veri të vendit bëhet shqetësuese do të reagojnë institucionet e Kosovës.

“Jam takuar me gjeneralin Ferenc Kajari, po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri.

Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, tha Kurti në një intervistë për Al Jazeera.

Të këshilluara

E RENDE/ Djali vret babain në Mallakastër

Një krim i rëndë në familje është raportuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku një 30-vjeçar që sipas policisë dyshohet se vuan nga...

22:43

VIDEO/ Të shtëna armësh në Shkodër

Të shtëna armësh janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Mediat raportojnë se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Rus të këtij qyteti. Sipas ...

21:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI