Flash

10 vjet e infiltruar në komandën e NATO-s, zbulohet agjentja ruse që hiqej si peruane

Lapsi.al 26 August 2022
10 vjet e infiltruar në komandën e NATO-s, zbulohet agjentja ruse

Për 10 vjet rresht, një agjente ruse ka arritur të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli, dhe në flotën e VI te marinës amerikane në Europë. Lajmin e përcjell e përditshmja italiane la Repubblica në fundin e një investigimi të kryer nga site-i Bellingcat, e përjavshmja gjermane Der Spiegel dhe The Insider. Protagonistja e atij që përshkruhet “si operacioni më i bujshëm i inteligjencës ruse në Itali”, është Maria Adela Kuhfeldt Rivera.

Ose të paktën, kështu ishte prezantuar prej kaq kohësh gruaja që hiqej si peruane me baba gjerman, emri i vërtetë i së cilës thuhet të jetë Olga Kolobova dhe është vajza e një zyrtari rus. Spiunia e GRU ka jetuar prej vitesh në Napoli ku ka arritur të miqësohet me anëtare të aleancës veri-atlantike e të depërtojë në radhët e saj. Hulumtimi tregon se ajo që njihej si “Maria Adela” e kishte marrë në fakt pasaportën e saj të parë ruse në 2006. Historia që ajo u paraqiste të njohurve të vet ishte se nëna e saj beqare kishte udhëtuar me të nga Callao e Perusë në Bashkimin Sovjetik në vitin 1980, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Moskë.

Por pastaj kishte marrë një mesazh urgjent për t’u kthyer në shtëpi, e gjoja e kishte lënë vajzën në kujdesin e një familjeje sovjetike. Gruaja tek të 30-tat, thotë Repubblica, është mjaft e sofistikuar: ajo flet 6 gjuhë të huaja dhe fillimisht ngriti një kompani për prodhimin e bizhuterive, më pas hyri në shoqërinë e lartë të Napolit e në fund, arriti të depërtonte në stafin e NATO-s. “Një Mata Hari moderne, e cila dallohej edhe për metodat e të saj të joshjes dhe arriti të depërtojë deri në komandat që drejtojnë misionet e aleancës ushtarake dhe aktivitetit të marinës amerikane në Europë”, thonë gazetat.

Në 2018-tën, gruaja vendosi te merrte papritur një fluturim nga Napoli drejt Moskës, dhe nuk u shfaq më.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI