Flash

Zbulohet dëshmia e Indrit Dokles në polici, të dyshuarit për eliminimin e Ervis Martinajt

Lapsi.al 25 August 2022
Zbulohet dëshmia e Indrit Dokles në polici, të dyshuarit për

Pas seancës gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit, ku u la në ‘arrest me burg’ agjenti i policisë së Shtetit, Jeton Lami, gazetarja Klodiana Lala zbuloi se në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinaj është marrë edhe Indrit Dokle.

“Katër ditë më parë është marrë në pyetje edhe Indrit Dokle. Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”, tha gazetarja Lala.

Lexo më tej: Pikëpyetjet mbi fatin e Ervis Martinajt/ Familjarët dyshojnë Indrit Doklen si rrëmbyes (DETAJET) 

Por megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.

Edhe gjatë ditës së sotme grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori.

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Jalë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia ka marrë valles në kampingun që forumi rinor i partisë së tij ka organizuar në Jalë. “Kjo rini të përfshin në vrullin e...

22:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI