Flash

Sërish probleme ligjore për Taylor Swift

Lapsi.al 25 August 2022
Sërish probleme ligjore për Taylor Swift

Një autore ka paditur së fundmi për të drejtën e autorit këngëtaren, Taylor Swift.

Autorja Teresa La Dart ka paditur Swift për më shumë se një milion dollarë duke pretenduar se këngëtarja ka kopjuar librin me poezi të saj të vitit 2010, "Lover"  për albumin "Lover" 2019.

Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë federale të Tenesit më 23 gusht, padia pretendonte se dikush në ekipin e Swift-it pa librin e La Dart dhe vendosi të përsëriste " dizajnin" e librit, raporton Daily Mail. Ankesa pretendonte se jo vetëm që të dyja veprat ndajnë të njëjtin titull, por secila është një "kujtesë e viteve të kaluara e përkujtuar në një kombinim të komponentëve të shkruar dhe piktural".

La Dart pohoi gjithashtu se ngjyrate dhe stili i imazheve të përdorura janë shumë të ngjashme për të mos qenë rastësi.

Këngëtarja e "Bad Blood" është aktualisht e përfshirë në një tjetër padi për të drejtat e autorit për këngën e saj hit "Shake It Off".

Kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler kanë deklaruar se Taylor ka përdorur tekstin e këngës së tyre  "Playas Gon' Play", e cila u interpretua nga grupi i vajzave 3LW. Padia, e cila u ngrit për herë të parë në vitin 2017, u hodh poshtë, por është rihapur në apel./Lapsi.al

Të këshilluara

Fedez: Si operacioni më ndryshoi jetën

Fedez dhe Chiara Ferragni janë padiskutim një ndër ciftet më të ndjekura në Instagram. Më herët, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij. ...

10:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI