Flash

Prokuroria siguron dëshminë e vajzës që shoqëroi Ervis Martinajn drejt Tiranës

Lapsi.al 25 August 2022
Prokuroria siguron dëshminë e vajzës që shoqëroi Ervis

Gjykata e Kurbinit la të pandryshuar masën arrest me burg marrë në mungesë ndaj agjentit të policisë që ka ndihmuar, transportuar dhe përkrahur të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Nën masa të rrepta sigurie agjenti i policisë Jeton Lami doli para gjykatës së Kurbinit ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Agjenti i forcave operacionale në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit akuzohet se ka ndihmuar, transportuar dhe përkrahur Ervis Martinaj gjatë arratisë, pak ditë para se familjarët të denonconin zhdukjen e tij.

28-vjeçari ka kyçur gojën para prokurorit dhe gjyqtarit ndërsa avokati i tij nuk u shpreh dakord me vendimin.

Sipas dosjes hetimore, Ervis Martinaj është shoqëruar nga polici Jeton Lami nga Durrësi në Tiranë. Prokuroria ka administruar edhe dëshminë e një vajze e cila shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara e nën shoqërinë e Martinajt dhe agjentit Lami.

Prokuroria po heton çështjen mbi dyshimet për rrëmbim personi pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinajt. Nga ana tjetër dyshimet mbeten edhe mbi një inskenim të mundshëm për sa kohë mungojnë prova konkrete për një eliminim fizik të të shumkërkuarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI