Flash

Pas takimeve në Prishtinë, Lajçak shkon te serbët lokalë në veri të Kosovës

Lapsi.al 25 August 2022
Pas takimeve në Prishtinë, Lajçak shkon te serbët

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë për vizitë në veri të Kosovës ku do të takohet me serbët vendas në zonë. Takimi i Lajçakut me serbët do të mbahet në orën 09:15, ndërsa nuk ka informacion nëse atje do të jetë edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar. Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak është takuar me krerët e shtetit dhe ata opozitarë. Emisari i SHBA-së pas takimeve ka theksuar se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Ai bëri të ditur se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, atëherë edhe kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat dhe reciprocitetin në dokumente. Edhe i dërguari i BE-së, Lajçak është shprehur se janë duke punuar të gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Lajçak tha se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur siç tha ai “çfarëdo tensioni më 1 shtator”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI