Flash

Kasaforta me 40 mijë euro, vjedhje spektakolare në Selanik (VIDEO)

Lapsi.al 25 August 2022
Kasaforta me 40 mijë euro, vjedhje spektakolare në Selanik (VIDEO)

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në mes të ditës në Selanik, në Avenue Nikis para syve të kalimtarëve, teksa dy persona kanë hyrë në një pallat dhe kanë vjedhur një kasafortë, që sipas mediave greke ka pasur brenda 40 mijë euro, bishuteri dhe para në valutë.

Autorët pa maska janë filmuar nga kalimtarët dhe kamerat e sigurisë dhe shihen teksa ngarkojnë të pashqetësuar kasafortën në bagazhin e një makine së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që i priste.

Sipas informacioneve të thestival.gr , autorët, të cilët janë romë, kanë hyrë në banesë duke pretenduar se janë punonjës të PPC dhe ju thanë viktimave të tyre se frigoriferi në shtëpi kishte një problem, duke i mbyllur më pas në zonën e kuzhinës.

Teksa njëri prej tyre mbante të bllokuar familjarët, bashkëpunëtori ka nxjerrë me shpejtësi kasafortën nga banesa por, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet për ta, edhe pse kanë arritur t’i shpëtojnë policisë.

Ata janë filmuar në momentin që po përpiqeshin ta ngarkonin kasafortën në bagazhin e automjetit të tyre, por ajo është rrëzuar në tokë, duke i ekspozuar. Por, grabitësit nuk janë dorëzuar edhe pas kësaj, pasi e kanë ringarkuar kasafortën në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=scxt5nAtL70&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI