Flash

Johnson fajëson Putinin për krizën globale: Ne po paguajmë me fatura të shtrenjta

Lapsi.al 25 August 2022
Johnson fajëson Putinin për krizën globale: Ne po paguajmë

Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka fajësuar Vladimri Putinin për krizën e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës, që ka preku pjesë të globit.

Duke folur së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev të martën, Johnson tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte nënvlerësuar Ukrainën, si dhe “çmimin që bota ishte e gatshme të paguante për të mbështetur Ukrainën”.

“Dhe unë kam ardhur nga Mbretëria e Bashkuar ku ne po luftojmë me inflacionin që po nxitet nga rritja e çmimeve të energjisë që është shkaktuar nga lufta e Putinit”, tha Johnson.

“Ne gjithashtu e dimë se nëse po paguajmë në faturat tona të energjisë për të këqijat e Vladimir Putinit, populli i Ukrainës po paguan me gjakun e tij”, shtoi ai.

Çmimet me shumicë të gazit natyror  filluan të rriten vitin e kaluar pasi vendet u rihapën nga bllokimet e tyre pandemike, duke shkaktuar një rritje globale të kërkesës.

Pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit, dhe  kriza e energjisë që rezultoi , i ka rritur gjithashtu çmimet më tej.

Por qeveria e Johnson është kritikuar gjithashtu për mungesë veprimi për të ndihmuar njerëzit të përballen me krizën e kostos së jetesës në Britani, ku faturat e energjisë janë rritur 54% deri më tani këtë vit dhe pritet të rriten më tej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI