Flash

Hetimet për Ilir Metën/ Berisha: SPAK, aneks i qeverisë së Ramës!

Lapsi.al 25 August 2022
Hetimet për Ilir Metën/ Berisha: SPAK, aneks i qeverisë së

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti SPAK një "aneks tw qeverisw Rama", duke komentuar hetimet e kryetarit e Partisë së Lirisë Ilir Meta, në lidhje me padinë e ish-deputetit Halit Valteri. Sipas Berishws, Rama ka krijuar njw shtet monist dhe kontrollon tw gjitha institucionet.

“Ky njeri e ka shpallur veten armik i egër i shqoptarëve. PD nuk merr kurrë pushtet përveçse me votë. Protesta është pa asnjë diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë mësim kësajqeverie.

Gjithçka është në kuadrin e shnndërrimit të SPAK, SHISH, Autorutetit të Dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kemi një shtet monist. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. E ka votuar në vitin 1996, dhe në 2008.

Edi Rama e ka dërguar në GJK atë ligj. PD është dhe ka qenë gjithmonë për ligjin e lustracionit. Por mos u ngutni. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Mendon se duke përdorur procedura kundër kundërshtarëve mund të shpëtojë. Nuk shpëton. E ka nisur me falsifikim. Personi për të cilin akuzohet ka deklarur se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën”, tha Berisha.

Sipas tij, Rama ka dhunuar votën dhe në zgjedhjet e fundit ai ka përdorur miliona tonelata euro nga krimi për të blerë votat. Berisha theksoi se pushteti i Ramës është më i madh sesa ai i Ramiz Alisë në vitin 1991.

“Në këtë takim shtrova para tyre misionin e madh, që ka sot cdo demokrat dhe demokrate, që ka sot PD për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së shqiptarëve duke dhunuar voton. Në garën elektorale të 25 prillit, ajo ishte një garë mes shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera, cka do të thotë se ajo nuk ishte një garë elektorale. Po i lëmë mënjanë tonelatat me euro që të krimit që janë blerë votat. Unë po marr ketu makinerinë shtet.

Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10% më shumë sesa 91 tek Ramiz Alia është një pushtet i rrezikshëm, i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri mashtrimi për qytetarët, makineri plaçkitje, Ka shndërruar shtetin shqiptar në një shkelmues të interesave të shqiptarëve”, tha Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI