Flash

Gjykata në Tajlandë pezullon kryeministrin nga detyra

Lapsi.al 25 August 2022
Gjykata në Tajlandë pezullon kryeministrin nga detyra

Gjykata e lartë e Tajlandës ka pezulluar nga detyra zyrtare kryeministrin Prayuth Chan-ocha. Partitë opozitare të vendit ngritën një çështje duke deklaruar se kryeministri Prayuth e kishte tejkaluar mandatin e tij në detyrë. Kushtetuta e Tajlandës i kufizon me dy mandate kryeministrat në detyrë.

Kundërshtarët dhe aktivistët politikë që kërkuan largimin e Prayuth kishin argumentuar se mandati i tij filloi kur ai u bë udhëheqës i juntës dhe u emërua kryeministër i qeverisë së re ushtarake në gusht të vitit 2014.

Ish-shefi i ushtrisë mori pushtetin pas grushtit të shtetit të vitit 2014-të dhe më pas mbajti detyrën në 2019-n pas zgjedhjeve të kontestuara nga opozita.

Sipas këtij pretendimi mandati i tij duhet të përfundojë këtë javë. Pritet ende një vendim përfundimtar, por gjykata urdhëroi pezullimin e tij teksa çështja po shqyrtohet. Kjo vjen pasi gjatë viteve të fundit ai është përballur me rritjen e opozitës edhe pse i mbijetoi një vote mosbesimi kundër tij muajin e kaluar.

Disa kohë më parë, protestuesit ishin mbledhur jashtë ndërtesave të parlamentit në kryeqytet, Bangkok, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Mbështetësit e tij thonë se mandati i tij filloi vetëm në vitin 2017-të, kur hyri në fuqi një kushtetutë e re, ose edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme në 2019-n që e panë atë të zgjedhur në pushtet.

Sipas këtyre kushteve, ai teknikisht mund të vazhdojë të shërbejë deri në vitin 2027, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Zëvendëskryeministri Prawit Wongsuwan, 77 vjeç, gjithashtu një ish-shef i ushtrisë, ka të ngjarë të bëhet kryeministri i përkohshëm, sipas linjës së pasardhësve të kabinetit. REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI