Flash

Eurostat: Shqiptarët përdorin internetin më pak se të gjithë në Europë, për të lexuar lajme online

Lapsi.al 25 August 2022
Eurostat: Shqiptarët përdorin internetin më pak se të

Ndonëse portalet online janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, rezulton se lexueshmëria e tyre në pjesën më të madhe është e ulët nga ata që e përdorin internetin.

Eurostat ka publikuar të dhënat rreth përdorimit të internetit në Europë për leximin e lajmeve online. Në Shqipëri, vetëm 58% e përdoruesve të internetit të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, nga 72% që është mesatarja për Bashkimin Europian.

Rekordin në rajon e mban mali i Zi me 80%, Serbia 77%, Maqedonia e Veriut 72%., Bosnja 73% Për Kosovën, të dhënat janë për vitin 2019, me 79% të përdoruesve të internetit që lexonin lajme online.

Për Shqipërinë, e dhëna më e hershme e raportuar është për vitin 2019, me 57% të përdoruesve. Në dy vjet ka një rritje me vetëm 1 pikë përqindje.

Në Europë kryeson Finlanda me 93%

Sipas Eurostat, në vitin 2021, rreth nëntë nga dhjetë (89%) njerëz në BE, të moshës ndërmjet 16 dhe 74 vjeç, përdorën internetin (të paktën një herë brenda tre muajve para datës së anketimit) dhe aktivitete kulturore, duke përfshirë ndër të tjera leximin në internet. lajmet, ishin një nga përdorimet më të njohura.

Të dhënat për vitin 2021 tregojnë se 72% e përdoruesve të internetit në BE të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, një rritje prej 2 pikë përqindjeje (pp) krahasuar me vitin 2016.

Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që lexojnë lajme në internet u regjistruan në Finlandë (93%), Lituani dhe Çeki (të dyja 92%) dhe Kroaci dhe Greqi (të dyja 90%). Përdorimi më i ulët u raportua në Rumani (59%), Gjermani (62%), Francë (63%), Itali (64%) dhe Belgjikë (67%).

Për shkak të mediave online, numri i gazetarëve në vend arriti rekord në 2019-n

Numri i gazetarëve ka shënuar nivelin rekord në vitin 2019, duke iu afruar shifrës 2 mijë (viti i fundit kur janë të dhënat e disponueshme).

Sipas të dhënave të INSTAT, në aktivitetin “Publikime dhe prodhime programesh” kishte gjithsej 1,965 të punësuar në vitin 2019, ose 0.37% e totalit të punësimit në privat, duke qenë pak mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Numri i të punësuarve në aktivitetin e “Publikime dhe Prodhime programesh” është dyfishuar në krahasim me 2010-n, sipas INSTAT, ndërsa u rrit me 8% në raport me 2018-n.

Në vitin 2019, në aktivitetin e “Publikime dhe prodhime programesh” kishte 426 ndërmarrje nga vetëm 57 të tilla në 2011-n./ Monitot

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Jalë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia ka marrë valles në kampingun që forumi rinor i partisë së tij ka organizuar në Jalë. “Kjo rini të përfshin në vrullin e...

22:52

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI