Flash

Berisha: Rama sot më shumë pushtet se Ramiz Alia

Lapsi.al 25 August 2022
Berisha: Rama sot më shumë pushtet se Ramiz Alia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimit me kryesinë e degës së PD në Pogradec tha në një prononcim për mediat se çdo shqiptar ka mision rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës i cili ka vrarë votën e lirë. Berisha tha se 25 prilli nuk ishte një garë elektorale por një garë midis shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera.

Sipas tij, tonelata me euro krimi u përdorën për të blerë vota ndërsa bandat për të ushtruar terror.

"Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10 për qind më shumë se sa në 91-shin tek Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët. Plaçkitje e grabitje ndaj qytetarëve. Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i votës së lirë.", tha Berisha

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI