Flash

Akuza për terrorizëm/ Gjykata i zgjat lirimin me kusht ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan

Lapsi.al 25 August 2022
Akuza për terrorizëm/ Gjykata i zgjat lirimin me kusht

Një gjykatë në Pakistan ia ka zgjatur për një javë lirimin me kusht ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, mbi akuzat për terrorizëm që kanë ndezur tensionet politike në vend.

Vendimi i gjykatës i marrë më 25 gusht, zgjat masën deri më 1 shtator. Khani, ish-yll ndërkombëtar i briketit – i kthyer në politikan, ishte i pranishëm në seancën dëgjimore në Islamabad. Reuters citoi avokatin dhe ndihmësin politik të Khanit, Babar Awan, të ketë thënë se ekipi i mbrojtjes do të vazhdojë të aplikojë për zgjatje [të masës] për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Akuza për terrorizëm, e ngritur më 22 gusht, pasoi një fjalim të mbajtur nga Khan në Islamabad, gjatë të cilit ai u zotua se do të padiste oficerët e policisë dhe një gjykatës, dhe pretendoi se ata kishin torturuar një bashkëpunëtor të ngushtë, pas arrestimit të tij. Prej kur është rrëzuar nga pushteti në muajin prill, Khan ka qenë kritik i zëshëm i Qeverisë dhe ushtrisë së shtetit.

Autoritetet e kanë akuzuar Khanin se ka shkelur aktin kundër terrorizmit, pasi supozohet se ka kërcënuar ish-zyrtarët shtetërorë. Të shtunën, rregullatori për media në Pakistan ka bërë të ditur se kanaleve televizive u ndalohet transmetimi i fjalimeve të drejtpërdrejta të Khanit, dhe ka akuzuar ish-liderin për gjuhë urrejtjeje ndaj institucioneve shtetërore.

Khan pretendon se Qeveria po tenton ta censurojë atë. Politikani karimazik është zgjedhur kryeministër më 2018, mirëpo është përplasur ashpër me ushtrinë në fund të mandatit. Pas një serie dezertimesh, ai ka humbur shumicën në parlament. Ai është rrëzuar nga pushteti përmes një vote mosbesimi në muajin prill, pasi opozita e ka akuzuar për keqmeanaxhim ekonomik, në kohën e rritjes së inflacionit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI