Flash

Aktorja e njohur largohet nga seriali 'Euphoria'

Lapsi.al 25 August 2022
Aktorja e njohur largohet nga seriali 'Euphoria'

Aktorja Barbie Ferreira, e njohur më së shumti për rolin e saj si Kat Hernandez në "Euphoria", ka njoftuar largimin e saj nga seriali i HBO.

Barbie, personazhi i së cilës përpiqet të bëjë gjithçka për të ndryshuar reputacionin e saj në shkollën e mesme, e bëri të ditur lajmin në rrjetin social,Instagram.

“Pas katër vitesh që kam mishëruar personazhin më të veçantë dhe enigmatik Kat, më duhet të them lamtumirë me sy të përlotur”, shkroi ajo krahas një vizatimi “fan-art” të personazhit të saj,

“Shpresoj se shumë prej jush mund ta shihni veten në të si unë dhe se ajo ju ka sjellë gëzim për të parë udhëtimin e saj në personazhin që është sot. Kam vënë gjithë kujdesin dhe dashurinë time tek ajo dhe shpresoj që ju djema ta ndjeni atë. Të dua Katherine Hernandez”, përfundoi aktorja.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi HBO u detyrua të mbrohej pas disa raporteve për një mjedis "toksik" në vendin e punës.

Disa anëtarë të pakënaqur të ekuipazhit folën për përvojat e tyre  gjatë xhirimit të dramës  duke akuzuar produksionin për dështimin për t'u siguruar atyre ushqimet e duhura dhe pushimet e nevojshme.

“Ndihej toksike për mua sepse nuk mendoj se dikush ishte vërtet i lumtur që ishte atje”, tha një person anonim për Daily Beast në mars.

Disa anëtarë të ekuipazhit pohuan se kishte aq shumë ankesa të bëra në sindikatat e punëtorëve SAG-AFTRA sa një përfaqësues nga organizata u shfaq në setin e Los Anxhelosit./Lapsi.al

Të këshilluara

Lourdes Leon në rrugën e të ëmës Madonna

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, po ndjek zyrtarisht hapat e mamit! Ajo i është futur muzikës dhe ka lançuar më në fund këngën e saj të parë. Kënga titullohet ...

13:27

Sërish probleme ligjore për Taylor Swift

Një autore ka paditur së fundmi për të drejtën e autorit këngëtaren, Taylor Swift. Autorja Teresa La Dart ka paditur Swift për më shumë se një milion dollarë...

13:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI