Flash

Shkaku i sherrit me armë në Kurbin ishte ...një lopë

Lapsi.al 24 August 2022
Shkaku i sherrit me armë në Kurbin ishte ...një lopë

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Policia thotë se 41-vjeçari Met Lika ka qëlluar me armë Rasim Tafën, 53 vjeç pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.

Pas debateve me fjalë, Lika ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:15. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes policia tha se arrestoi autorin. Një grup hetuesish është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI